Kur do të ekzekutohen shtesat? – ministri Murati jep të gjitha përgjigjet

Advertisement

Kur do të ekzekutohen shtesat? – ministri Murati jep të gjitha përgjigjet

Sipas Muratit, për pensionistët dhe fëmijët, paratë do të dalin në xhirollogari qysh në fillim të javës së ardhshme, duke u siguruar që mjetet t’i pranojnë para festës së Bajramit.

“Po synojmë që ekzekutimin me bë me fillim të javës së ardhshme, pra para festës së Bajramit”, deklaroi Murati.

Ndërkohë për studentët dhe punëtorët e sektorit privat, procesi kërkon aplikim paraprak.

Advertisement

Aplikimi do të hapet gjatë javës së ardhshme në platformën përkatëse, ndërsa paratë do të ekzekutohen menjëherë pas përfundimit të verifikimit të të dhënave.