Tre ditë pas sulmit të terroristëve serbë, ku humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe tre terroristë serbë, drejtori i Agjencisë serbe për Inteligjencë dhe Siguri (BIA), Aleksandar Vullin kalon kohën e tij në një pelegrinazh në Jerusalem. Fotot e siguruara nga portali serb Nova.rs zbulojnë se në momentet e krizës njeriu i parë i shërbimit sekret serb ndodhet në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem, ku ka shkuar i shoqëruar nga sigurimi i tij, për të adhuruar në prani të qindra besimtarëve.
Sipas bashkëbiseduesve të Nova.rs, të cilët kanë qenë sot në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem, Vullin ka ardhur në këtë vend kulti i shoqëruar nga rojet e sigurisë.
“Ata i ndaluan të gjithë pelegrinët në mënyrë që ai të hynte pa rend. Qëndroi aty rreth 20 minuta dhe u largua”, shpjegon bashkëbiseduesi i portalit serb, transmeton Paparaci.
Vizita në dukje private e Vullin në Tokën e Shenjtë ndodhi vetëm tre ditë pas konfliktit të armatosur në Banjskë, ku humbën jetën një policë kosovar dhe tre terroristë serbë, gjë që është mjaft e pazakontë, duke pasur parasysh se njëri prej pyetjeve kyçe, pas sulmit të armatosur është se çfarë ka bërë BIA dhe nëse shërbimi sekret serb ka pasur informacione se po përgatitej një sulm terrorist pranë manastirit të Banjskës.
Për Vullin ka folur edhe Bojan Pajtiq, profesor i Fakultetit Juridik në Novi Sad dhe ish-kryeministër i qeverisë krahinore të Vojvodinës. Ai ka thënë se “një pjesë” e përgjegjësisë për ngjarjet në Kosovë i takon presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por se është në vepër një “grusht shteti” i vogël, me të cilin bashkëpunëtorët e tij të parë, nënkryetari i Listës Serbe dhe krimineli kontrovers nga veriu i Kosovës Millan Radoiçiq dhe drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Inteligjencë Aleksandar Vullin e rënduan në mënyrë drastike pozitën ndërkombëtare dhe të sigurisë të “Shefit të Madh” të tyre”
Vullin u vendos në krye të BIA-s më 2 dhjetor të vitit të kaluar, me një dorëzim ceremonial të detyrave mes tij dhe ministrit të brendshëm, Bratisllav Gashiq, me të cilën ata në fakt ndërruan pozitat.