Krim i rëndë brenda familjes, një person vret gruan dhe vëllain e tij

Advertisement

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit pasditen e kësaj të premteje.

Korrespondenti i Euronews Albania, bën me dije se një person ka ekzekutuar me armën e gjahut gruan e vet.

 

 

Dyshohet që viktimë të jetë edhe vëllai. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është në ndjekje të autorit të krimit.

Burime bëjnë me dije se autori është shtetasi 75-vjeçar Xhevit Sinani.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave apo shkaqet e këtij krimi të rëndë në familje.

Advertisement

“Dyshohet se shtetasi Xh. S, rreth 75 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S.

Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit”, bën me dije policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *