Kosovës apo Serbisë? – Kujt po ia mban anën më shumë Miroslav Lajçak

Advertisement

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, “është i anshëm”, ka thënë ditë më parë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Njësoj nuk po mendon analisti serb, Dusan Janjiç.

Sipas Janjiç po të shikohet konteksti i vizitave që realizon i bie që më shumë përkrahë palën kosovare.

“Së pari unë jam një person që jam i pa kënaqur në mënyrë se si Lajçak është duke e menaxhuar punën e tij, është shumë e vërtete që ka vend për kritik. Në një periudhë të kohës ai me të vërtetë po e kryente punën e tij, p.sh kur ai vinte ne Beograd takonte vetëm Vuçiqin dhe kjo ndodhi 2-3 vjet më parë dhe në mënyrë të ngadalshme, ai është duke provuar të ndryshojë diçka, po flas lidhur me palën serbe kur ai vinte në Kosovë takonte të gjithë akterët, kryetarët e partive, pozitë, opozitë e Shoqërinë Civile ndërsa në Beograd jo

Advertisement
“, u shpreh ai