Politologu Milazim Koci ka thënë se Kosova mund të ndëshkohet nga ndërkombëtarët, në rast se heziton pranimin e marrëshjeve që i ka si obligim.
Kjo është një marrëveshje e nënshkruar në vitin 2013, e cila ka 39 marrëveshje brenda, njëra nga to është edhe Asociacioni. Ajo dallon nga marrëveshjet tjera sepse është ulaterale, që nënkupton duhet ta bëjmë vetëm ne. Është detyrë ndërkombëtare dhe ligjore sepse këto marrëveshje kanë kaluar edhe në Parlamentin e Kosovës, po ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Kryeziu.
Ndërkaq, profesori Bujar Dugolli ka theksuar se qëndrimet e Kurtit si kryeministër dhe si lider i Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të jenë të njëjta kur çështja ka të bëjë me faktorin ndërkombëtar.
Faktori ndërkombëtar i pëlqej ose jo një strukture politike thotë se nëse jeni shtet ligjor, i së drejtës, kërkoni të ju pranojmë në organizata ndërkombëtare, t’u jipet statusi kandidat për BE, atëherë ju duhet të zbatoni ligjshmërinë. Kurti po të shihet si lider i Vetëvendosjes s’do të duhej as të diskutonte për këtë çështje, por ai është kryeministër i Kosovës dhe kryeministri kur Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare duhet të jetë i vetëdijshëm që nuk mund të kundërshtojë të gjithë faktorët ndërkombëtar”, ka thënë Dugolli.