Ministri i Punëve të Jashtme te Kosoves, Glauk Konjfuca, tha se gatishmeria e kryetarit te LDK-së Lumir Abdixhiku për takime me Albin Kurtin, jep shpresa se çështja e presidentit mund të zgjidhet.
Konjufca ka deklaruar per RTV 21 se vullneti i shfaqur nga Abdixhiku është lajm i mirë megë hapen perspektiva për mundësinë e zgjedhjes se presidentit.
“Siç e keni parë, ka ndodhur takimi tjetër i radhës mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Kryeministri Kurti i ka drejtuar letër edhe PDK-së. Do të specifikohet edhe më tutje nëse ky takim mund të ndodhë apo jo. Me z.
Abdixhiku me sa e pash dhe përgjigja e tij ishte që ai është i vullnetit që takimet të vazhdojnë. Ky është një lajmi mirë sepse i jep do perspektiva për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti. Gjithmone do të shpresojmë se kemi kapacitet dhe mençuri që të shmangim disa zgjedhje që u mbajtën vetëm katër muaj ё parë. Para katër muajve populli foli. Nuk është se ka ndodhur ndonjë ndryshim shumë i madh gë populli të mos e ketë mendimin e njejtë në zgjedhje. Populli ndryshon mendimin vetëm kur ndodhin transformime të mëdha. “, tka dekalruar Glauk Konjufca.
Sipas Konjufcës zgjedhjet e reja mund të jenë të shmangshme, edhe nëse shkohet nuk do të ndryshoje rezultati meqë sipas
Konjufcës nuk ka ndodhur asgjë negative.
“Këto (zgjedhje) që ishin në dhjetor prape jemi të njejtit ne qe kemi qenë, prape jemi figurat e njejta, nuk ka ndodhur diçka negative që me mendu populli dicka për qeverisje që nuk ka mendu më heret. Kështu qё përafërsisht do të ishte rezultati i njejte. Atëherë pse do te ishin këto zgjedhje të domosdoshme kur ato mund të jenë të shmagshme. Ne kurrë nuk do te dorëzohemi prej negociatave, prej diskutimeve me subjektet e tjera politike që vërtetë ta gjejmë një zgjidhje e cila do t’i ndihmonte shtetit tonë.”, u shpreh Konjufca.