Advertisement
Kryetari i Komunës së Butelit njoftoi se kjo komunë do të japë ndihmë të njëhershme për pensionistët. Ja çfarë ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook:
Sot kam nënshkruar vendimin për pagesën e ndihmës financiare të njëhershme dhe mbështetjes për pensionistët.
525 pensionistë nga Komuna e Butelit do të përfitojnë ndihmë financiare.
Mbështetja financiare do të thotë më shumë siguri dhe dinjitet për bashkëqytetarët tanë më të moshuar!
Komisioni vazhdon me punë – pagesa po realizohet sipas radhës së kërkesave të paraqitura në thirrjen publike dhe deri në fund të javës do të paguhen të gjithë pensionistët.
Advertisement
Ndihmojmë sepse askush nuk duhet të mbetet vetëm!