Kjo është vetura me të cilën u godit një polic sot në Suhodoll të Mitrovicës (FOTO)

Advertisement

Policia e Kosovës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në Suhodoll të Mitrovicës, pasi që ngasësi i saj e ka goditur me veturë një zyrtar policor dhe veturën e policisë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Veriu.info zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Rreth orës 12 e 40 në Suhodoll derisa policia kishte bërë përpjekje për të ndaluar një veturë e cila dyshohej se kishte narkotikë, shoferi i saj ka goditur me veturë policin i cili ishte në këmbë e po ashtu edhe veturën e policisë. Në përpjekje për ta ndaluar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri por nuk ka të lënduar”, tha ai për Veriu.info.

Advertisement

Ai gjithashtu tha se i dyshuari ka lënë veturën në vendin e ngjarjes dhe ka ikur në këmbë.

Është siguruar edhe një fotografi e veturës me të cilën është goditur zyrtari policor i Kosovës.