Kjo është shkolla në Podujevë me vetëm 8 nxënës e 9 mësimdhënës

Advertisement

Askush nuk e kishte menduar se pas gati një shekulli, klasat e shkollës “Sami Frashëri” në Zhiti të Podujevës do të mbeteshin të zbrazura apo me vetëm nga një nxënës.

E ndërtuar në vitin 1946, kjo shkollë , ku duhet të zhvillohej mësimi në 9 klasë të fillores, ka vetëm 8 nxënës, raporton Kiks Kosova.

Aty nuk ka fare nxënës të klasave të para, të dyta e as të nënta.

Në vitin e largët të vitit 1946, shkolla gëlonte nga zërat e fëmijëve, numri i të cilëve ishte 15 fish më i lartë, madje ajo kishte edhe tri shkolla paralele të ndara.

Por nga paslufta, numri i fëmijëve që do të ndjekin mësimet në këtë shkollë vazhdoi të bie nga viti në vit.

Drejtori i shkollës, Enver Halimi, për KIKS-in tha se problemet e uljes së numrit të nxënësve filluan në vitet kur Kosova po kalonte problemin e shpërnguljes masive të qytetarëve jashtë vendit.

Advertisement

Por problemet vazhduan edhe pas kësaj periudhe. Sipas Halimit, ato u thelluan me mos investimet në infrastrukturë nga ana e komunës së Podujevës, të cilat ndikuan direkt me zhvendosje të popullatës drejt zonave urbane.

Një nga problemet me të cilin përballen shkollat që kanë numër të vogël të nxënësve, është edhe socializmi mes fëmijëve.