Kjo është sasia e armatimit e konfiskuar të premten në Zveçan

Advertisement

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar në mënyrë të detajuar se nga çka përbëhej sasia e municioneve e sekuestruar nga Policia e Kosovës. Ai theksoi se shumica e mjeteve të sekuestruara janë prodhim i Serbisë

 

 

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar në mënyrë të detajuar se nga çka përbëhej kjo sasi municionesh.

‘9 zolla, 2 lansues, 2 osa, 1 predh e minahadhësit, 21 granatadore – të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit ndaj KFOR-it më 29 maj, 20 predha të tromblonit, 2 mbushës të barutit, 10 armë të gjata automatike, 1 revole, 1 shurdhues të armëve, 51 karikatorë të armëve të gjata, 5 karikatorë të armëve të shkurtëra, 5756 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 18 koktej molotovi, 17 mjete piroteknike, 14 mjete tymosëse, 5 thika ushtarake, 11 jelekë antiplumb dhe taktik,9 unifroma ushtarake, 1 dylbi, maska kundër helmimit nga gazi, 1 dyshek ushtarak për nevoja te snajperëve, telefonë, tre radiolidhje dhe një sasi e narkotikëve”, ka deklaruar ai.

Advertisement

 


Drejtori i Policisë së Kosovës ka shtuar tutje se shumica e mjeteve të sekuestruara janë prodhim i Serbisë, duke shtuar se nga totali i granatave të sekuestruara, 15 prej tyre janë prodhim i vitit 2021.

Lidhur me radiolidhjet e konfiskuara, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se radiolidhjet e gjetura kanë qenë të njëjta me ato të konfiskuarat nga Aleksandër Filipoviq, ish-zyrtar i lartë policor i Republikës së Kosovës.

 

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji.

Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.