Sipas burimeve të Gazeta Minuti, një zhvillim i rëndësishëm politik ka ndodhur në prapaskenë, ku ish-Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të gjatë dhe vendimtar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Burimet e Gazeta Minuti bëjnë të ditur se takimi është mbajtur larg vëmendjes së mediave, ndërsa fokusi kryesor ka qenë bashkëpunimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 7 qershor.
Pas diskutimeve intensive, mësohet se palët kanë arritur një marrëveshje politike që mund të ndryshojë ndjeshëm skenën politike në vend.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Vjosa Osmani pritet t’i prijë listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke u pozicionuar si figura kryesore e kësaj partie në garën elektorale. Ky zhvillim konsiderohet si një rikthim i fuqishëm politik i Osmanit në strukturat e LDK-së, nga e cila ajo ishte ndarë vite më parë, shkruan Gazeta Minuti.
Po ashtu, burimet e Gazeta Minuti
Kjo marrëveshje shihet si një përpjekje për bashkimin e votës dhe rikthimin e LDK-së si një forcë kryesore në skenën politike, sidomos në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve të rëndësishm riformatimin e raporteve të forcave politike.