Advertisement
Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
I njëjti është dërguar në emergjencë, derisa nga ky institucion bën të ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë, raporton TV Duakgjini.
“Po një i plagosur ka ardhur, lëndime me armë zjarri, gjendja e tij është stabile është në trajtim stabile mandej vendosim nëse do të lirohet apo çfarë do të ndodhë. Jashtë rrezikut për jetë ka marrë plagë në këmbë”, tha Ejup Govori nga Emergjenca.
Advertisement