Advertisement
Për rastin foli edhe Policia, e cila ka njoftuar se ngjarja ka ndodh sot rreth orës 13:00 në rrugën “Nora e Hotit”, në Prishtinë.
“Një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”, u tha nga Policia.
Behet e ditur se 23 vjeçarja që pësoi lëndime është vushtrriasja 23 vjeçare Elza Ujkani.
Elza është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkanit.
Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me rastin në lagjen “Arbëria”.
Lajmin e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse e kësaj Prokurorie, e cila tha se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.