Këta janë të dyshuarit që tentuan ta rrëmbejnë të miturin në Fushë Kosovë, zbulohet motivi dhe detaje të tjera

Advertisement

Konfliktet për shkak të xhelozisë jo rrallëherë kanë shkaktuar incidente të ndryshme, që janë përcjellë me kanosje serioze e përleshje bru tale. Në të tilla raste më së shpeshti përfshihen të rinjtë, të cilët për shkak të dyshimeve për dashurinë a besnikërinë futen në telashe të mëdha. Për një rast të tillë  Policia ka arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, nën dyshimet se kanë tentuar ta rrëmbejnë një person, raporton Gazeta Sinjali.

Advertisement

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre të dyshuarit janë G.Mula dhe E.Canolli, si dhe një 18-vjeçar, D.XH., të cilët  po dyshohen se gjatë ditës së djeshme, kanë tentuar ta marrin me forcë një 17-vjeçar.

Sinjali mëson se viktima po dyshohet se ka shpërndarë një video ku shihet bashkë me të dashurën e të dyshuarit G.Mula. Ato pamje e kanë revoltuar këtë të fundit, i cili ka vendosur t’i qërojë hesapet duke tentuar bashkë me shokët e tij ta rrëmbejnë viktimën.