Kërcënohet Presidentja Osmani

Advertisement

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se është kërcënuar nga persona brenda sistemit të drejtësisë, duke i bërë presion për dekretimin e Kryeprokurorit të ri të shtetit.

Ajo tha se kërcënimet kanë qenë nga më të ndryshmet, përfshirë edhe ngritje të aktakuzës ndaj saj, raporton Arbresh.info.

Megjithatë, ajo thotë se nuk do të ndikohet asnjëherë nga çfarëdo kërcënimi, pavarësisht nga kush vijnë ato.

“Ka pasur edhe presione të tjera të paligjshme, ta zëmë njerëz që dërgonin mesazhe se në qoftëse nuk e dekreton dhe nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do t’i lidhim duart, etj etj. Por, ata duhet ta dinë se më shumë se  dy dekada që jam në politikë, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë dhe nuk do të bëjnë”, u shprehë Osmani.

Advertisement