Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ishte për vizitë sot në Kosovë ku zhvilloi takim me kryeministrin Albin Kurti.
Kamberi tregoi se me Kurtin e njoftoi për zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës dhe përpjekjet për ta avancuar pozitën e shqiptarëve në këtë rajon.
“Takova sot në Prishtinë, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Kryeministrin Kurti e njoftova me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës dhe me angazhimin e përpjekjet parlamentare për avancimin e pozitës së shqiptarëve”, ka shkruar Kamberi.
Ai ka përmendur edhe disa nga projektligjet që kanë inicuar në Kuvend, por që po pengohen nga nga kreu i parlamentit të Serbisë duke mos u futur në rend të ditës as edhe për t’u diskutuar.
“E faleminderova Qeverinë e Kosovës për vazhdimin e pëkrahjes së filloristëve duke ia siguruar tekstet shkollore pa pagesë dhe për vëmendjen e shtuar të Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës”, shkroi Kameri në Facebook.