Kadrijaj e AAK-së: S’jemi të interesuar për partneritet me LVV-në

Advertisement

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është e interesuar të hyjë në partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë.

Sipas saj, nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, reflekton ndaj gjashtë kërkesave të AAK-së, ndër të cilat është edhe pranimi i projektit të gazit amerikan, atëherë AAK-ja do ta shqyrtonte mundësinë që deputetët e saj të qëndrojnë në sallë gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit.

Advertisement

Në një përgjigje për RTV21, Kadrijaj tha se Kurti po e zvarrit procesin e formimit të institucioneve të reja dhe nuk ka treguar gatishmëri për të adresuar kërkesat e AAK-së.