“Ka pasur edhe borë”: Daçiq del në televizionin shtetëror dhe gënjen për videon e Radojçiqit

Advertisement

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të serbisë, Ivica Daçiq, në një paraqitje në televizionin shtetëror serb RTS të martën, ka tentuar të mashtrojë publikun duke iu vënë në mbrojtje Millan Radojçiqit, kriminelit serb të veriut.

Daçiq, sikurse lideri i tij Aleksandar Vuçiq, e fajësoi Albin Kurtin për gjithçka që ndodhi në veri të Kosovës të dielën.

Nuk harroi të gënjente puiblikisht. Kryediplomati serb tha se videoja në të cilën shihet Milan Radoiçiq brenda Manastirit në Banjskë, e cila është publikuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, “nuk ishte e ditës së incidentit”.

“Ka pasur edhe borë, që do të thotë se nuk është incizim nga ajo ditë”, pretendoi Daçiq.

Ai kritikoi opozitën në Serbi. Tha se “nuk është e vërtetë” që presidenti serb Vuçiq e ka fajin për ngjarjet e dhunshme, terroriste, të bandave serbe në veri të Kosovës.

Advertisement

Ai pretendoi se Beogradi po lufton për paqen, për të drejtat e serbëve dhe se nuk do të lejojë përshkallëzimin e mëtejshëm të gjithë kësaj, “që të mos ndizet një flakë që s’mund të ndalet”.

“Është e mjerë që në këtë mënyrë, në kurriz të vendit të vet, dikush dëshiron të dëshmojë se serbët janë terroristë që kanë marrë pjesë në të gjitha këto”, tha Daçiq.

VIDEO E PUBLIKUAR SOT NGA MINISTRI XHELAL SVEÇLA: