Izraeli i kërkoi dy dronë “Heron”, Gjermania i përgjigjet pozitivisht

Advertisement

Gjermania do ta lejojë Izraelin që të shfrytëzojë dy dronë të tipit “Heron”, të cilët janë në shfrytëzim nga forcat ajrore gjermane.

Këtë vendim e njoftoi të enjten ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, para një takimi të NATO-s në Bruksel, raporton agjencia “Reuters”.

“Ne do t’i ofrojmë dy dronët që i ka kërkuar Izraeli. Për më tepër, ka kërkesa të para për municion dhe për anije që ne tani do t’i diskutojmë me izraelitët. Ne qëndrojmë në anën e Izraelit”-

Advertisement
 deklaroi ai.

Të mërkurën, Kuvendi dhe Qeveria e Gjermanisë mbajtën një minutë heshtje për t’i nderuar viktimat izraelite të sulmit të Hamasit.