Ish-komandanti i KFOR-it kërkon që NATO ta ngrijë partneritetin ushtarak me Serbinë

Advertisement

Tabloidi gjerman “Bild” i ka kushtuar një artikull situatës së krijuar mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit terrorist, ku mbet i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Erhard Bühler, gjeneral në pension dhe ish-komandant i KFOR-it, thotë se ngjarjet aktuale në kufi janë “shqetësuese” dhe se ato duhet të marrin fund.

“Rusia dhe Serbia, Putini dhe Vuçiq, mbështeten në konfliktet e ngrira etnike në Ballkan, të cilat mund t’i rindezin në çdo kohë. Putin është padyshim një pjesë aktive e këtij konflikti”.

Ai thotë se dialogu politik duhet të vazhdojë, por që ushtria serbe nuk duhet të trajtohet si aleate e NATO-s.

Advertisement

“BE dhe NATO duhet të vendosin sanksione ndaj Beogradit. NATO e trajton ushtrinë serbe si partnere dhe e fton në stërvitje. Politikisht duhet të vazhdojmë të flasim, por partneriteti ushtarak tani duhet të ngrihet”, tha Bühler për Bild.