Incident në ligën spanjolle, portieri godet me grusht lojtarin kundërshtar

Advertisement

Një incident i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Huesca dhe Zaragoza në javën e 37-të në La Liga 2.

Esteban Andrada, portieri i skuadrës mysafire u ndëshkua me karton të kuq.

Pasi mori kartonin e dytë të verdhë, ai vrapoi shpejt drejt lojtarit kundërshtar dhe i dha një goditje të fortë në fytyrë.

Situata eskaloi edhe më shumë dhe gjyqtari u detyrua të ndëshkonte edhe dy lojtarë tjerë me kartonin e kuq.

Advertisement

Ishin Tasende dhe Jimenez që u larguan nga loja pas kartonave.

https://x.com/7enjuego/status/2048470448023744558?s=46