I plagosuri në Dardani është në gjendje të rëndë shëndetësore

Advertisement

Një person është plagosur paraditën e sotme në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se i plagosuri është Defrim Kuçi.

Kuçi para pak minutave është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente të QKUK-së.

Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla ka thënë për “Indeksonline”, se ai është në gjendje të rëndë.

“ Para pak minutave në Klinikën tonë ka ardhur një  i plagosur me armë zjarri. I plagosuri është në gjendje të rëndë.  Ne jemi duke i kryer disa ekzaminime”, ka thënë Syla.

Advertisement