Haradinaj reagon ashpër ndaj Kurtit

Advertisement

Haradinaj: Mbrëmë u përmbys autokrati Albin Kurti, tash fjalën e ka sovrani.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mbrëmë është përmbysur autokrati Albin Kurti, duke shtuar se tani vendimmarrja i takon sovranit.

Në një shkrim në Facebook të mërkurën, një ditë pasi vendi shkoi në zgjedhje, Haradinaj ka thënë se në zhvillimet e fundit “ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë populistit Albin Kurti”, duke theksuar se është dëshmuar rezistenca e opinionit publik dhe faktorëve politikë për të mos lejuar, sipas tij, shkatërrimin e rendit politik dhe kushtetues të vendit.

“Ka fituar koncepti se nuk ka individ e as parti që mund ta rrezikojë ekzistencën e shtetit”, ka shkruar Haradinaj, ndërsa shtoi se Kosova ka humbur gjashtë vjet nën këtë qeverisje, por se “prej sot nis një etapë e re për shtetin”.

Advertisement

Haradinaj theksoi se është përmbysur, siç e quajti ai, “koncepti i partisë-shtet”, duke akuzuar se një individ ka tentuar të përqendrojë pushtetin.