Guvernatorja e Iowas viziton nesër Kosovën

Advertisement

Guvernatorja e shtetit amerikan të Iowas, Kim Reynolds do ta vizitojë nesër Kosovën.

Ajo prej orës 11:50 do të takohet me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën, thuhet në një komunikatë për media.

Nuk dihet se me cilët liderë tjerë institucionalë do të ketë takim nesër Reynolds.

Advertisement

 

 

Po ashtu, nuk është bërë e ditur as arsyeja e vizitës së guvernatores Reynolds.