Advertisement
Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet t’i japë kryeministrit Albin Kurti një afat shtesë prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri, pas pezullimit deri më 31 mars të dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Ky afat pritet të hapë mundësi për negociata politike dhe arritjen e konsensusit ndërmjet subjekteve parlamentare. Kurti i është drejtuar Kushtetueses për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit.
Advertisement