Gjobat për duhanin – AUV del me njoftim të ri

Advertisement

Deri në 3 mijë euro e kapin vlerën gjobat ndaj atyre të cilët e shkelin Ligjin për kontrollin e Duhanit, ligj ky i cili ndalon pirjen e duhanit në ambientet e mbyllura, kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Flamur Kadriu.

Ai tha se vetëm gjatë muajve të fundit janë shqiptuar afër 400 gjoba me vlera të ndryshme nga mbi 3500 inspektime.

Kadriu sa i përket gjobitjes së personave apo bizneseve për shkelej të Ligjit të Duhanit tha se përveç gjobitjes shumë e rëndësishme për këtë çështje është edhe vetëdijesimi i qytetarëve se duhani nuk duhet që të pihet në ambientet e mbyllura.

Varësisht prej ligjeve aktuale gjobat arrijnë në vlera të ndryshme, për ligjin e duhanit vlerat shkojnë deri në 3 mijë euro për shkelësit që e përsërisin shkeljet e vazhdueshme, në bazë edhe të ligjit për kundërvajtje janë të përcaktuara shumë nga këto gjobat. Mundohemi që përveç gjobitjes ta kemi edhe vetëdijesimin, i cili është faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm sidomos të themi për Ligjin e duhanit ku e shfrytëzoj rastin të jap një shtytje që vetëdijesimi do të thotë shumë. Ne jo më dëshirë i gjobitim bizneset duke e ditur që jemi në një kohë ku ekonomit familjarë, bizneset hasen në shtrenjtim të çmimeve me vështirësi të ndryshëm, mirëpo vetëdijesimi është ajo e para”, tha ai.

Kadriu theksoi se gjatë dy muajve në vazhdën e kontrollit të Ligjit të Duhanit janë shqiptuar 400 gjoba të ndryshme, që sipas tij, sipas ligjit nëse pagesa realizohet sipas afatit të caktuar ato përgjysmohen.

“Mund të them që diku gjatë kësaj periudhe më pak se dy muaj që jemi në vazhdën e kontrollit të ligjit të duhanit kemi shqiptuar diku afër 400 gjoba të ndryshme, do të thotë me vlera të ndryshme diku 3500 inspektime janë arritur dhe vazhdojnë që të jenë me kontrolle deri sa ta arrijmë të kënaqshëm një vetëdijesim edhe të bizneseve edhe të qytetarëve që duhani duhet që të ndalohet, pirja në hapësirat e mbyllura. Pagesat në bazë të ligjit për kundërvajtje nëse realizohen brenda afatit të përcaktuar ato përgjysmohen, presim që ta kemi një raport përfundimtar se sa gjoba janë paguar”, tha ai.

Advertisement

Ne vazhdojmë që t’i hartojmë planet të bazuar në rrezik që ato biznese të cilat i kemi të kategorizuar si më të rrezikshme ta keni një kontroll më të shpeshte nga ana e Inspekcionit, kurse bizneset që kanë arritur që t’i keni sistemet e menaxhimit të rrezikut të vendosura ne kompanitë e tyre t’i kontrollojmë më rrallë. Është e kënaqshme fal asaj që edhe Ministria e Bujqësisë është duke i ndihmuar bizneset edhe me grande edhe me subvencione e parapara, kështu që bizneseve të i’u ofrojmë edhe mundësit financiare t’i implementojnë standardet ushqimore”, tha ai për EO