Gjendet i vdekur një person në Vushtrri, policia nis hetimet

Advertisement

Në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë është gjetur një trup i pajetë dhe Policia e Kosovës ka nisur hetimin për këtë rast.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Trupi i pajetë deri me tani i paidentifikuar është i gjinisë mashkullore i moshës së shtyer”, ka thënë ai.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit”.

Advertisement

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.