Ganimete Musliu kritikon Vjosa Osmanin pas përfundimit të mandatit

Advertisement

Ganimete Musliu kritikon Vjosa Osmanin pas përfundimit të mandatit, krahason largimin e saj me atë të Hashim Thaçit

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së,  ka reaguar pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani, duke kritikuar mënyrën e ushtrimit dhe përmbylljes së detyrës së saj, raporton GazetaBlic.

Në reagimin e saj, Musliu ka vlerësuar ish-presidentin Hashim Thaçi për, siç tha, largimin dinjitoz nga posti për t’u përballur me drejtësinë, duke e krahasuar atë me përfundimin e mandatit të Osmanit.

Ajo theksoi se lidershipi matet me përgjegjësi dhe guxim për t’u përballur me sfida, e jo me retorikë apo justifikime.

Lajmi plotë:

Pushteti nuk i rri mirë atij që nuk e meriton dhe as atij që nuk di ta mbajë me dinjitet.

Më krenar e më dinjitoz ishte largimi i Hashim Thaçi nga Presidenca për t’u përballur me drejtësinë, në mbrojtje të luftës së UÇK-së në Hagë, sesa kthimi i Vjosa Osmanit në shtëpinë e saj.
Dinjiteti nuk matet me fjalë, me viktimizim apo propagandë, por me përgjegjësi. Nuk matet me retorikë, por me guximin për t’u përballur me sfidat, pa u fshehur pas justifikimeve.
Ardhja e Hashim Thaçi në pozitën e Presidentit ishte festë, me prezencë të liderëve politikë botërorë, dhe miqve të Kosovës nga e gjithë bota.
Largimi i tij, padrejtësisht, nga kjo pozitë nuk e gjunjëzoi, ai doli ballëlartë, stoik dhe dinjitoz.
Vjosa Osmani erdhi në Presidencë me përplasje e inate politike dhe, me të njëjtën frymë, me përplasje e inate politike, edhe u largua sot prej saj.

Advertisement

Historia i njeh mirë momentet kur liderët zgjedhin rrugën e vështirë, atë të përballjes dhe të sakrificës, e jo të rehatisë.
Dhe pikërisht aty bëhet dallimi mes atyre që mbajnë peshën e vendimeve të mëdha dhe atyre që vetëm e shfrytëzojnë pushtetin.

Ditë të mira për Kosovën po vijnë ka mbetur edhe pak kohë!