Fushë-Kosovë, konflikt fizik mes dy personave, pati edhe të shtëna me armë zjarri

Advertisement

Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur sonte në një lokal në Fushë-Kosovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza”.

Sipas Kelanit, si pasojë e një mosmarrëveshjeje dhe konflikti fizik mes dy personave më pas dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë

T

utje Kelani ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, njësia e hetimeve dhe forenzika.

Advertisement

Aty thuhet se është gjetur edhe një armë zjarri dhe se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Kelani ka treguar se lidhur me rastin janë duke u kryer hetimet e mëtejme policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *