Foto/ Këta janë “të fortët” që shisnin drogë “Louis Vuitton”

Advertisement

Një operacion i madh është realizuar nga Policia e Shqipërisë, nga i cili janë arrestuar pesë persona, nën dyshimet se kanë poseduar 10 mijë doza ekstazi. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë nga Kosova, njëri prej tyre asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.

Rreth 10 mijë doza ekstazë të stampuara me logon e Luis Vuitton janë sekuestruar mbrëmjen e të hënës nga policia.

Sipas informacioneve arrestimi i disa prej personave ka ndodhur vetëm 20 metra larg godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Advertisement

Të arrestuar janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

3 nga të arrestuarit janë Shqipëria ndërsa 2 prej tyre janë shqiptarë nga Kosova.

Mësohet se droga sigurohej nga Kosova nga dy të arrestuarit dhe më pas shitej në lokalet në zonën  ish-bllokut nga 3 të arrestuarit e tjerë.