Fjolla Morina e konfirmon lidhjen e re të dashurisë

Advertisement

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina javë më parë është komentuar mjaft shumë pas një rrëfimi tronditës që ka bërë në rrjetet sociale.

Përmes një video-live, Fjolla hodhi akuza ndaj ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Sylës dhe disa personave të tjerë për kërcënime dhe keqtrajtime ndaj saj, si dhe për helmim gjatë kohës së qëndrimit në burg dhe pas daljes nga burgu, shkruan paparaci.

 

Pas këtyre ditëve jo edhe aq të lehta për këngëtaren, Fjolla duket se e ka rimarrë sërish vetën duke befasuar ndjekësit me një lajm që ka ndarë në rrjetet sociale.

Advertisement

Përmes një Instastory, Fjolla e ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë duke publikuar një foto me partnerin e ri, fytyrën e të cilit nuk e ka bërë publike.

 

“Dashuria ime”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit.