Fisnik Asllani: E dhamë shpirtin, por fati nuk ishte me neve

Advertisement

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka reaguar pas humbjes së mbrëmshme ndaj Turgisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në një postim në Instagram, Aslani publikoi një foto bardh e zi ku shihet duke i fshirë lotët me fanellën e Kombëtares, duke shprehur pikellimin për disfatën.

“Nuk është veç një humbje… eshtë një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte nё anën tonë. Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historise… sa afër nje momenti që do mbetej pergjithmonë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë!”, shkroi sulmuesi i Hoffenheim.

Advertisement