Mosmarrëveshjet mes çifteve ndodhin për arsye të ndryshme dhe viktimat më të shpeshta janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët. Jo rrallëherë konfliktet verbale eskalojnë në ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit, e madje në raste të caktuara edhe në dhunë fizike, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjali bëjnë me dije se kështu ka ndodhur në një familje në Ferizaj, ku një gjygym çaji është bërë mollë sherri mes një ç ifti, të cilët përfunduan gjatë ditës së djeshme në Polici.
Gruaja kërkoi ndihmë mjekësore si pasojë e dhunës psikike, që e kishte përjetuar sistematikisht, teksa burri u kap edhe me babain e saj. Gjithçka ndodhi si pasojë e dhunës së ushtruar nga burri i dyshuar, i cili u denoncua më pas në Polici.
Si rezultat i raportimit të rastit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet të cilën e ka arsyetuar si qortim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tij të iniciohen rastet si ‘Dhunë në familje’ dhe “Sulm”.