Advertisement
Artan Bunjaku, djali i axhës së policit Afrim Bunjaku, që u vra në orët e para të mëngjesit në veri, ka një porosi për kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka kërkuar nga shefi i ekzekutivit që në dialog me Serbinë të mos i përdorë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Familjari Arton Bunjaku tha se ky është një lajm i kobshëm për familjen Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë dhe se lajmin e ka marrë në orët e hershme të mëngjesit.
“Lajmin e kam marrë rreth orës 5 të mëngjesit nga Policia e Kosovës, kemi qenë të gjithë shokuar se e dimë gjendjen në veri dhe lutemi që këto raste të mos ndodhin prapë sepse jeta e policëve tanë çdo ditë po shuhet”, tha Bunjaku.