Escobar asnjëherë më i drejtpërdrejtë: Pse na bëri këtë qeveria e Kosovës këtë? Pse pasi u qëndruam prapa? Pse nuk u koordinuan?

Advertisement

Gabriel Escobar ka mbajtur një takim me gazetarë, të një formati audio, ku ka folur për moskordinimin e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka tha se natyrisht që do ketë pasoja.

“Dua t’u siguroj njerëzve të Kosovës që lidhja në mes të SHBA-ve dhe Amerikës është në mes të popullit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo lidhje është e fortë dhe s’do ndryshojë. Ne prapë do jemi miqtë tuaj të fuqishëm, jemi të përkushtuar në pavarësinë tuaj dhe sovraniteti tuaj, sigurinë tuaj dhe prosperitetin tuaj ekonomik”.

“Shpresoj se njerëzit e kuptojnë se çfarëdo vështirësisë që po kemi me kryeministrin aktual nuk e afektojnë atë raport dhe atë ndjenjë. Por kemi sfida në raportin bilateral sa i përket kryeministrit”, potencoi Escobar.

“Do jem i sinqertë, SHBA ka qenë përkrahësi më i madh dhe me dhemb ta shoh se disa njerëz mendojnë që e dëmtojnë lidhjen tonë me Kosovën për përfitim të Serbisë. Dua t’ua kujtoj njerëzve se Serbia ishte kundër pavarësisë tuaj, ne shkuam përpara, ishte kundër kampanjës për njohje ne shuam përpara, ishin kundër Këshillit të Evropës, ne shkuam para, ishin kundër zgjedhjeve, ne shkuam para”.

Advertisement

“Ne thjesht po thoshim mos ta inflamojmë situatën edhe ashtu delikate dhe ishte një insistim të shkuarit me çdo forcë për kryetarët në ndërtesa. Kam qenë në qeverinë e ShBA-ve prejse jam 19 vjeçar, kam parë në SHBA duke u lënë ndërtesat qeveritare për 100 arsye, madje edhe për shkak të protestave, por kurrë askush nuk e vë në pikëpyetje legjitimitetin dhe autoritetin e qeverisë amerikane”.

“Pse këto ndërtesa, pse në këto kushte, pse pasi ua kërkuam koordinimin, pse pasi qëndruam pas tyre nuk u koordinuan, kjo do të thotë diçka për ne se si na shohin ne si partnerë, dhe kjo do ketë konsekuenca”./AP