Elektrizohen mbështetësit e PDK-së, kërkojnë kthimin e Limajt në parti

Advertisement

Mbështetës të shumtë të Fatmir Limaj dhe simpatizantë të Partiyë Demokratike të Kosovësraportohet se kanë filluar t’u shkruajnë anëtarëve të kryesisë së partisë, duke kërkuar që të votojnë pro rikthimit të Limajt në PDK, shkruan Gazeta Minuti.

Sipas reagimeve të shumta në rrjete sociale dhe komunikimeve brenda strukturave partiake, shumë përkrahës po e cilësojnë rikthimin e Limajt si një “bashkim të madh” për partinë para zhvillimeve politike që pritet të ndodhin në vend.

Në komentet dhe mesazhet e shpërndara online, mbështetësit po kërkojnë unitet brenda PDK-së, duke thënë se figura si Limaj duhet të jenë pjesë e një fronti të përbashkët opozitar.

Advertisement

Ndryshe sot PDK-ja në ora 16:00 do të mblidhet dhe do të vendos për kthimin e tij në këtë parti.