Ekskluzive: Gjuajtje me armë zjarri në Kolovicë, plagoset një person

Advertisement

Gazeta Neutral ka mësuar ekskluzivisht se ka ndodhur një incident me armë zjarri në Kolovicë, ku një person është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur nga një veturë në levizje, e cila ka qëlluar drejt një personi duke e lënë atë të plagosur, ndërkaq vetura ka vazhduar në një drejtim të panjohur.

Autoritetet janë të pranishme në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Advertisement

Gazeta Neutral është e pranishme në vendin e ngjarjes dhe do të sjellë informacione të mëtejshme për këtë ngjarje të rëndë.