Ekskluzive: Dhjetëra persona i afrohen kufirit me Kosovën, dyshohet për sulm nga Serbia

Advertisement

Mitrovica e Veriut vazhdon të jetë territori më fragjil sa i përket sigurisë së qytetarëve të asaj pjese të Kosovës. Tensione të shumta janë shënuar vitet e fundit, e madje në sulmin e fundit të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zvecanit humbi jetën zyrtari policor, Afrim Bunjaku nga sulmi terrorist nga serbët, shkruan Gazeta Neutral.

Veriu i vendit nuk po gjen qetësi as edhe në vitin 2024. Burime të Gazetës Neutral bëjnë të ditur se jo shumë larg kufirit me Kosovën, një grup prej 80 personave të cilët dyshohet se janë të afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, janë duke përgatitur sulme ndaj Kosovës.

Advertisement

I njëjti burim, bën të ditur për Neutralin se këto sulme dyshohet se janë të orkestruara nga strukturat serbe.

Gazeta Neutral do të ju mbajë të infiormuar rreth detajeve të reja..