Edi Rama sulmohet me “serum” nga deputetët e opozitës.

Advertisement

Në Shqipëri është duke u mbajtur seanca e Kuvendit të Shqipërisë.

Në këtë seancë Edi Rama u sulmua me “serum” nga deputetët e opozitës.

Seanca parlamentare e së enjtes nisi me debate, teksa deputetët e opozitës bllokuan foltoren. Ata kërkonin mocion me debat me Kryeministrin për çështjen “McGonigal”, por kjo kërkesë u rrëzua

 

Një tjetër kërkesë e tyre ishte edhe që procesverbali i seancës së javës së kaluar të mos miratohet.

Por mazhoranca vazhdoi me pikat e rendit të ditës, ku pika e 1 ishte interpelanca që deputeti demokrat Gazment Bardhi kishte kërkuar me Kryeministrin Rama për “McGonigal”. Për këtë interpelancë, Rama nuk ishte i pranishëm dhe kishte deleguar ministren Elisa Spiropali. Por deputeti Bardhi nuk e pranoi interpelancën në mungesë të Kryeministrit. Interpelanca nuk u zhvillua, ndërsa deputeti Bardhi u përjashtua nga seanca pas gjuhës së përdorur në shenjë revolte.

Advertisement

Opozita mbajti të bllokuar foltoren deri në përfundim të seancës, teksa mazhoranca votoi pr/ligjet duke anashkaluar pjesën e diskutimeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *