E trishtë: 32-vjeçari dhunon seksualisht ish të dashurën e tij në Mitrovicë, viktimës i gjenden shenja dhune në trup

Advertisement

Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë është shndërruar në fenomen shqetësues, pasi që pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla. Të dyshuarit shpesh herë janë persona të afërt të cilët ishin ose janë në lidhje dashurie.

Një ngjarje e trishtë dyshohet të ketë ndodhur së fundi në Vaganicë të Mitrovicës, ku një vajzë e re ka raportuar në Polici se është dhunuar seksualisht nga ish i dashuri i saj.

Burimet e Gaz etës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00, ku pasi është takuar me të dyshuarin me të cilin ka bashkëjetuar një kohë, i njëjti e ka dërguar në një motel në Mitrovicë.

Advertisement

Bazuar në dëshminë e 20-vjeçares, i dyshuari e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Pas ekzaminimeve mjekoligjore, në trupin e viktimës janë vërejtur shenja dhune, si gërvishtje në duar.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 32-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *