E rëndë; Kjo është gruaja që vdiq pasi u godit nga vetura

Advertisement

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për vdekjen e këmbësores që u godit nga një automjet me 16 janar te semaforët e shkollës ‘Mihail Grameno’ në Fushë Kosovë. Për pasojë gruaja 46-vjeçare pësoi lëndime të rënda dhe për dy javë po trajtohej në Qendrën Klinik e Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Advertisement

Fatkeqësisht ajo nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq. Ky lajm pikëlloi familjen Gllogu prej nga ishte e ndjera. Basrie Gllogu vdiq të shtunën pasi nuk ka mundur që t’u bëjë ballë plagëve të rënda që i kishte marrë si pasojë e aksidentit.

Pasi spitali njoftoi policinë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I dyshuar për shkaktimin e aksidentit është një 26-vjeçar, ndaj të cilit pritet të merren veprimet e nevojshme nga organet e rendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *