E rëndë: Dyshohet se vëllai i deputetit Gazmend Gjyshinca sulmoi policin në Vushtrri

Advertisement

Dyshohet se vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, Berat Gjyshinca, është arrestuar nga Policia e Kosovës së bashku me dy persona tjerë mesnatën e 8 gushtit në Vushtrri.

Dyshohet se ai është arrestuar bashkë me dy persona tjerë për sulm ndaj zyetarit policor pasi fillimisht nuk i binden për prezantimin e dokumenteve identifikuese.

Arrestimin e tre personave në Vushtrri e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Indeksonline” merr vesh nga burimet e saj brenda Prokurorisë se tre personat e arrestuar janë Berat Gjyshinca, Mentor Zeqiri dhe Albi Mavriqi.

Policia e Kosovës fillimisht ka marrë informatën për një rrahje tek një lokal në Vushtrri, dhe pasi ka dalë në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur diçka të tillë.

Por më Policia ka hasur në disa persona që bisedonin me zë të lartë dhe ka kërkuar nga ta dokumentet e identifikimit dhe të njëtit pas refuzimit kanë sulmuar policin.

Si pasojë ka polici ka pësuar dëmtime fizike ku i është thyer gishti i unazës në dorën e djathtë.

Tre të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.

Polici i lënduar nga sulmi është Qendrim Nazmi Rexhepi i lindur më 1993.“Datë 08.08.2023 rreth orës 00:25 kemi marrë informatëj se tek lokali “Morena” është një rrahje në progres. Njësitet policore kanë vazhduar në atë lokacion mirëpo nuk kanë hasur në ndonjë rrahje. Lidhur me informatën tek lokali CTRL “Mentori” një njësi e NJRSH Mitrovica, kishin ndaluar disa persona të cilët kishin qenë duke biseduar me zë të lartë dhe fillimisht kishin dyshuar që të njëjtit mund të jenë të përfshirë ne rrahje, dhe kur njësia nga ta ka kërkuar dokumentet identifikuese të njëjtit kanë refuzuar që t’i prezantojnë dhe të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor, ky i dyshimti nr.1 ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht zyrtarin policor 11049. Njësitë kanë arrestuar tre të dyshuarit. Zyrtari Policor i lartëcekur ka kërkuar tretman mjekesor dhe i njejti sipas raportit ka të lënduar (thyer) gishtin e unazës së dorës së djathtë. Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve regjionale. Lidhur me rastin është njoftuat prokurori kujdestar dhe në konsultim me të rasti inicohet si më lartë dhe tre të dyshimtëve u caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti i referohet njësisë së hetimeve.” – thuhet në raportin e policisë.

Advertisement