”E kam ndi krismën dhe më ka thënë ik, zhduku…

Advertisement

I akuzuari Granit Plava, gjatë dëshmisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka deklaruar se kishte marrëveshje paraprake me Naim Murselin për të marrë përgjegjësinë për vrasjen e Liridona Ademajt, duke theksuar se të gjitha veprimet i ka bërë sipas asaj që ishte dakorduar me të.

Ai përshkroi kronologjinë e ditës së 29 nëntorit 2023, duke thënë se fillimisht janë takuar dhe më pas kanë blerë armën bashkë, të cilën sipas tij e mori Murseli. Më pas, janë nisur drejt Prishtinës me një veturë me qira, ndërsa gjatë rrugës Murseli ishte vazhdimisht në telefon dhe dukej i shqetësuar.

Plava deklaroi se në momentin kritik kishte vepruar sipas udhëzimeve të Murselit, duke u larguar nga vendi dhe d uke u kthyer sërish aty pas një telefonate. Sipas tij, kur arriti pranë vendit të ngjarjes, dëgjoi krismën e armës.

Advertisement

“E kam ni krismën… ai erdhi, ma gjujti armën dhe më tha ‘ik, zhduku’”, tha Plava, duke shtuar se më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes bashkë me armën.

Në fund të dëshmisë, ai bëri të ditur se do ta shfrytëzojë të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.