E dhimbshme sa s’ka më, ky është djali i hasretit që ndërroi jetë në aksidentin në Lakrishte

Advertisement

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në lagjen Lakrishte të Prishtinës.

Një veturë me targa të Gjermanisë humbi kontrollin duke rënë në rrugë nga rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës.

Një ditë më pas nga lëndimet e marra ndërroi jetë 17 vjeçari Altin Hyseni. Indeksonline merr vesh se viktima është nga fshati Katunishtë i Podujevës.

Advertisement

Altini ishte djali i vetëm i familjes, vëlla i dy motrave.