E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një person në veturën e tij në parkingun e QKUK-së

Advertisement

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një pjesë të parkingut të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,  ku një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij. Ky rast ka tronditur familjen Berisha nga Prishtina, që e morën lajmin e hidhur, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që u gjet i vdekur është M.Berisha, nga qyteti i Prishtinës, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, teksa akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes së të ndjer

Advertisement

Sinjali mëson se rasti është raportuar në Polici edhe nga motra e të ndjerit, e cila ka kërkuar ndihmë, kur e gjeti vëllain e saj të vdekur në veturë.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *