Dy iranianë tentojnë të futen duke mashtruar në Kosovë, mësohet cili ishte qëllimi i tyre

Advertisement

Njëri me pasaportë të Portugalisë e tjetri të Kanadasë – por që të dyja të keqpërdorura. Kështu tentuan të hynë në Kosovë dy iranianë nga Airoporti Adem Jashari.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dy të dyshuarve i janë konfiskuar pasaportat dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba.

Të dy të dyshuarit kishin edhe pasaportat e tyre iraniane, por qëllimi i paraqitjes së pasaportave të huaja ishte marrja e azilit në Kosovë.

“Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritje i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Portugalisë që dyshohet se është keqpërdorur. I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit.

Advertisement

 

Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritja i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Kanadasë që dyshohet se është keqpërdorur. I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit.”, thotë policia.