Dorëzohet Kurti’, Lajçak: U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut të zbatohen

Advertisement

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron në Kosovë, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimin, janë pajtuar që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara, shkruan Gazeta Metro.


Në orët e vona të së mërkurës, Lajçak i cili po qendron në Kosovë, ka shkruar se pas diskutimeve intenzive me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, janë pajtuar që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara që kanë dalë nga dialogu Kosovë-Serbi.

U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.”, ka shkruar Lajçak.

Advertisement

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *