Donika Gërvalla merr vendim

Advertisement
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot ka marrë pjesë në përmbylljen e punëtorisë treditore për diskutimin dhe finalizimin e pakos së projektligjeve që rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, një nga proceset më të rëndësishme reformuese në sistemin e drejtësisë në vend. 

Gjatë tri ditëve të diskutimeve, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, institucionet e drejtësisë, policia, agjencitë kundër korrupsionit, shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë kanë avancuar pakon e projektligjeve për forcimin e integritetit, llogaridhënies dhe profesionalizmit në drejtësi.

Ministrja Donika Gërvalla njoftoi se së shpejti në Qeveri dhe Kuvend do të procedohen gjashtë projektligje që synojnë reforma thelbësore në sistemin e drejtësisë.

Sipas saj, këto ligje do të adresojnë për herë të parë shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për mungesë performance, do të rregullojnë vlerësimin e punës së tyre, si dhe do të forcojnë kontrollin e integritetit dhe pasurisë.

Advertisement

Gërvalla theksoi se kjo reformë synon t’i japë fund pandëshkueshmërisë dhe të krijojë një sistem drejtësie më profesional dhe në shërbim të qytetarëve.