Detaje- Si e kishte ndihmuar Pacolli monstrën Naim Murseli që të fuqizohej si biznesmen

Advertisement

Naim Murseli bashkë me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokollën do të mbahen në paraburgim për një muaj, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, gruas së Naimit. Ky i fundit ka qenë ndër personat më të afërt të Behgjet Pacollit në politikë. Megjithatë, ai rezulton të jetë fuqizuar në botën e biznesit nga ‘Baci’.

Platforma ‘Kërko.com’, figuron të jetë në pronësi të Naim Murselit, Valdrin Pretenit (bashkëpunëtor i Murselit në Suedi). Ndërkaq, pronar dikur figuronte edhe Valon Llukës (biznesmen i afërt me Behgjet Pacollin). Kështu të paktën thuhet në plaformën e Bizneseve të Hapura, e cila gjeneron të dhënat e ARBK-së.

Në uebfaqen zyrtare, thuhet se 80 për qind të aksioneve i ka Naim Murseli, ndërkaq 20 për qind të tjera Valdrin Preteni.

Platforma gjeti mbështetje të fortë financiare, nga Pacolli.

“Unë e kam promovuar prej kohësh rëndësinë e mbështetjes së të rinjve të Kosovës, krijimtaria e tyre është e paçmuar dhe diçka nga e cila vendi do të përfitojë në të ardhmen. Prandaj, kam kënaqësinë të prezantoj Kerko.com, të cilin zgjodha ta mbështes në fazën e hershme, dhe në të cilën besova dhe sot është realitet. Një platformë që bashkon të gjitha kompanitë e pronarët e Kosovës në një faqe. Gjetja e numrit të telefonit, adresës dhe orarit të punës së një biznesi nuk ka qenë asnjëherë më e lehtë se sot. Suksese stafit të platformës Kerko.com”

Advertisement
, shkruante Pacolli në korrik të këtij viti.

Për ndihmën financiare që ia kishte dhënë Pacolli, Murseli shprehte fjalë nga zemra.