Advertisement

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama lidhur me deklaratat e tij për “Ballkanin e Hapur”.
Së fundmi kryeministri shqiptar, ka deklaruar se nisma “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur, dhe se tash rruga kryesore është Procesi i Berlinit.
Advertisement
Deputetja Pacolli në një postim në Twitter ka cituar dy deklarata të kryeministrit Rama të dhënë në nëntor 2022 dhe korrik 2023, ku ka shkruar “kaq për largpamësinë e tij dhe këshillave të tij për Kosovën”.